U përmendën disa udhëtime kozmike deri në Hënë, se si qëndruan mbi sipërfaqen e Hënës për studime të cilat kushtuan përafërsisht 100 miliardë dollarë.
Udhëheqësi i emisionit tha:“Tërë këto shpenzime kaq të mëdha vetëm që të vendosni flamurin amerikan mbi sipërfaqen e Hënës?Por ata i treguan se si e kanë studiuar përbërjen e brendshme të Hënës që të vërtetojnë ngjashmërinë e saj me përbërjen e Tokës,kurse pastaj njëri prej tyre tha:Zbuluam një gjë shumë të çuditshme.Zbuluam një vijë të gjerë e të gjatë e të thellë me gurë të shprishur deri në brendësinë e Hënës dhe këto të dhëna na dhanë të kuptojmë se nuk ka pasur mundësi që të ndodhë kjo assesi vetëm nëse është ndarë Hëna një herë më parë e pastaj sërish është bashkuar dhe ata gurë kanë mbetur ashtu pas bashkimit.”Daud Musa Bejtuk thotë: “Kërceva nga shtrati duke thënë se kjo mrekulli qe ajo që Allahu i Lartësuar ia ka dhuruar Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem para 1400 vitesh në atë shkretëtirë dhe tani i ka nënshtruar amerikanët bashkëkohorë që të shpenzojnë miliona dollarë që t’ua vërtetojnë muslimanëve këtë mrekulli të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem.Me të vërtetë kjo është feja e vërtetë!Kështu sure El-Kamer u bë shkak për udhëzimin e ti, pasi qe fillimisht shkaktare për refuzimin e Islamit prej tij.Përktheu: Hevzi Kadriu

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.