Qabja është vendi më i shenjtë i muslimanëve në të gjithë botën. Ajo gjendet në qendër të Xhamisë së Haramit, në Mekë, Arabinë Sauditë. Kudo në botë, muslimanët kthehen me fytyrën nga Qabja gjatë faljes, të njohur ndryshe si kibla
Ngjyra e kisuas (mbulesës së Qabes) ka ndryshuar
Kisua është mbulesë e zezë prej cope të fortë që mbulon Qaben. Por a e dinit se ajo nuk ka qenë gjithmonë e zezë siç mund të mendojë shumica prej nesh?
Tradita e mbulimit të Qabes filloi gjatë sundimit të fisit të Xhurhumit. Më vonë, Profeti Muhamed a.s e mbuloi Qaben me një copë të bardhë nga Jemeni. E kuqja, e gjelbra dhe e bardha janë disa nga ngjyrat e përdorura nga disa kalifë. Abasidët përfundimisht vendosën të përdorin vetëm ngjyrën e zezë për t’i dhënë fund ndërrimit të shpeshtë të ngjyrës së Kisuas. Që prej asaj kohe, e zeza është ngjyra e vetme e përdorur.
Në origjinë, Qabja ka pasur dy dyer, një për të hyrë dhe një për të dalë. Ajo gjithashtu kishte një dritare në një nga muret e saj. Aktualisht, Qabja ka vetëm një derë dhe asnjë dritare, edhe pse gjendet një derë e brendshme që mundëson ngjitjen në tarracë.
A nuk është e mahnitshme që vetëm një familje ka mbajtur çelësin e Qabes që nga periudha paraislame? Ata kanë qenë kujdestarët e Qabes gjatë 15 shekujve të fundit. Çelësi trashëgohet nga pjesëtari më i moshuar i familjes.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.