Një autobus i kompanisë “Barileva Turist” është përplasur me një tramvaj në qendrën e qytetit të Duseldorfit.

Kështu ka raportuar mediumi gjerman “RP Online” bashkë me fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në këtë artikull thuhet se tramvaji doli nga shinat dhe drejtuesi i autobusit kosovar u lëndua lehtë, derisa citohet një zëdhënës i policisë.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, derisa punonjësit kanë arritur ta rikthejnë tramvajin përsëri në shina, por nuk dihet nëse autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe kompaninë “Barileva Turist”, autobusi i së cilës është aksidentuar, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacione në zyren e tyre në Kosovë.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.