Ky është momenti kur Fatjon Hoxha, mëson lajmin e hidhur se babai i tij 61-vjeçari Xhevahir Hoxha ka vrarë bashkëjetuesen e tij 30-vjeçaren Merushe Hazizi dhe më pas është vetëvarur.
Sikurse shihet në foto i riu vë duart në kokë dhe qan ndërsa një një familjar i qëndron afër dhe e ka kapur nga krahu.
30-vjeçarja Merushe Hazizi, nënë e 3 fëmijëve, u vra këtë të martë nga vjehrri i saj, Xhevahir Hoxha, në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, pasi ai nuk ishte dakort për marrëdhënien që djali i tij kishte ndertuar.
Më herët dëshmoi edhe gruaja e Xhevahir Hoxhës. Ajo tha se i shoqi dhe bashkëjetuesja e djalit kishin konflikte të vazhdueshme. Sipas saj 61-vjeçari deklaronte në fshat se do ta vriste nusen, por shton se vetë asaj nuk ia merrte mendja se ai do ta bënte këtë veprim të rëndë.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You cannot copy content of this page