Omeri r.a dhe fshatari, pranë varrit të Pejgamberit a.s

Omeri r.a në ditët e fundit të Ramazanit e vizitoi varrin e të dashurit tonë, Muhammedit a.s dhe aty e hasi një fshatar i cili qëndronte pranë varrit dhe lutej. Omeri u ndal prapa tij dhe po e dëgjon lutjen që bënte fshatari, e i cili shprehej:
“O Zot, ky përballë meje është I Dashuri Yt, e unë jam robi Yt, e Shejtani është armiku Yt, nëse më falë mua, gëzohet I Dashuri Yt, fiton robi Yt dhe pikëllohet armiku Yt! E nëse nuk më falë mua, pikëllohet I Dashuri Yt, kënaqet armiku Yt dhe shkatërrohet robi Yt, e Ti Je më Fisnik se sa ta pikëllosh Të Dashurin Tënd, e ta kënaqësh armikun Tënd dhe ta shkatërrosh robin Tënd. O Zot, fisnikëve arab, kur i’u vdiste Zotëriu i tyre, ata i lironin robërit e tyre tek varri i tij, e ky është Zotëriu i Botërave i cili ka vdekë, prandaj të lutem këtu tek varri i tij, më liro nga zjarri?! Në këtë moment briti Omeri r.a me tërë zërin e tij: O Zot, edhe unë të lutem me çfarë të luti ky fashatar! Me këtë rast qau Omeri pranë varrit të Pejgamberit a.s derisa i’u lagë mjekrra e tij!

O Allah, në fundin e këtij Ramazani, edhe ne të përmalluar e të flakët për të qëndruar pranë varrit të më Të Dashurit tonë, po të lutemi me çfarë të luti ky fashatar, na liro ne, prindërit tanë, ata që kan hak ndaj nesh dhe gjithë muslimanet/ët nga zjarri përcëllues i xhehennemit, Ja Rabbel Alemiiin.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.