Haxhi është një pelegrinazh vjetor islam në Mekë, qyteti më i shenjtë për muslimanët dhe një detyrë fetare e detyrueshme për muslimanët që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e tyre nga të gjithë muslimanët e rritur që janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin
Ne Haxh kryejnë një sërë ritualesh: secili person ecën në drejtim të kundërt të akrepave të orës shtatë herë rreth Qabes (ndërtesa në formë kubi dhe drejtimi i lutjes për muslimanët), vrapon përpara dhe mbrapa midis kodrave Safa dhe Merwah, pi nga pusi Zemzem, shkon në fushat e malit Arafat, kalon një natë në fushën e Muzdalifes dhe kryen gurëzimi simbolik i djallit duke hedhur gurë në tre shtylla.
Pasi kryejn ritualet ne Meka haxhilerët nisen per në Mina ku kalojnë tërë ditën duke kryer ritualet tjera dhe duke falur namaz pastaj të nesërmen në mëngjes pas namazit të sabahut, ata largohen nga Mina për të shkuar në Arafat ku ne te bëjnë lutje pendohet per mekatet qe i bejn gjat jetes se tyre ku kerkojn meshiren e Zotit te gjithsis.Pas kesaj ata kalojn prej ne Arafat ne Muzdelife(Muzdelife është një zonë midis Arafatit dhe Mina) ku atje falin namazin e akshamit dhe te jacise se bashku dhe pastaj mbledhin edhe guralecë për ritualin e të nesërmes të gurëzimit të Djallit (Shejtanit).

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.