Fotoja e mësipërme i përket një burri që shumë vite më parë pësoi një aksident me makinë. Ai u shtrua në spital 4 dekada më parë. Pak javë më parë sapo kishte ardhur në jetë vajza e tij Amber.

Terri Uejn qëndroi për 19 vite në koma. Personi që kurrë nuk i humbi shpresat ishte nëna e familja e Territ. Në plot raste nëna e kishte sjellë në shtëpi të birin, duke menduar se të qenit në banesë do të mund të ndihmonte disi apo në njëfarë mënyre në zgjimin e të birit.
E për mrekulli në fakt, pas 19 vitesh, Terri u zgjua nga koma. Fjala e parë që nxorri goja e tij pas 19 vitesh ishte “mami”.
Terri u zgjua në vitin 2003 dhe për 20 vite të tjera jetoi në këtë botë. Media e huaj e risolli në vëmendje rastin e “Njeriut që fjeti për 19 vite”, pasi pak ditë më parë, ai ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.
Për shkak të aksidentit, Terri jetoi për 20 vite si një tetraplegjik.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.