Ky burrë në foton e mësipërme quhet Jean. Punon në ndërtim, në vendosjen e tullave. Në fund të dhjetorit (2021) një përmbytje në zonën ku ai banon, ia mori të gjitha.
Shtëpia e tij si ajo e shumë të tjerëve u përfshi nga përmbytje të mëdha. Por ndryshe nga shumë të tjerë, ky njeri bëri shumë, aqsa për të gjithë atje (Brazil) u quajt një hero i vërtetë.
Jean la pas shtëpinë e tij dhe rrugës për t’ju larguar ujit e përmbytjeve shpëtoi jetë njerëzish. I ndihmuar dhe nga i vëllai, ai punoi për më shumë se një ditë, për të ndihmuar me aq sa mundej. Ndihmoi plot 121 familje, burra, gra, të moshuar e të rinj. Në këmbim të ndihmës, nuk u kërkoi asgjë njerëzve.

“Pikë së pari, falenderimet i takojnë Zotit… ishte Ai lart që më dha fuqinë dhe na bëri të mundur që të shpëtojmë njerëzit. Kur shkova në shtëpinë time, gjithçka ishte e shkatërruarnjëlloj. Banesën e humba, mobiljet, gjithçka… për momentin po qëndroj tek shtëpia e vëllait tim”-tregoi ai.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You cannot copy content of this page