Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga zjarri i hapur nga ushtria ruse ndaj trenit të pasagjerëve të përdorur në operacionin e evakuimit të atyre që ndodheshin në mes të përleshjeve të dhunshme në rajonin Donjeck të Ukrainës.

Në një deklaratë të bërë nga Hekurudhat Ukrainase, Ukrzaliznytsia u tha se ushtarët rusë hapën zjarr në trenin e pasagjerëve pranë stacionit Brusyn në rajonin e Donjeck.

“Treni po udhëtonte për evakuimin në qytetin e Lyman për të marrë banorët e rajonit Donjeck dhe Lugansk, të cilët ndodheshin në zonën e konfliktit të dhunshëm”, thuhet në deklaratë.

“Ukrzaliznytsia po bën çdo përpjekje për të evakuuar ekuipazhin e trenit të dëmtuar dhe të gjithë pasagjerët, duke përfshirë rreth 100 fëmijë që presin të shpëtohen në stacionin e trenit Lyman, në këto minuta,” thuhet në deklaratë.

Ruslan Martsinkiv, kryebashkiaku i qytetit Ivano-Frankivsk, tha në një deklaratë në mediat sociale se aeroporti ndërkombëtar i qytetit u bombardua nga ajri nga ushtria ruse, duke shtuar: “Qëllimi i armikut është të mbjellë panik dhe frikë.”

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.