Te gjithë e njohin si Flavio nga Tiranë, pak janë ata që e dini emrin dhe historinë e vërtetë të 22 vjecarit. Ai është, Veaceslav Zyka, djali i dy prindërve rus, që ka lindur në Moldavi. Pas disa ngjarjeve në familje, ishte historia e nënës së tij dhe babait birësues ajo që e solli Flavion në Shqipëri, në atë kohë ishte 5 vjec. Ai thotë se është shqiptar dhe se me Moskën e largët e lidh vetëm origjina e nënës.
” Unë origjinën nuk e kam shqiptare por ruse, pasi nëna imë është ruse. Unë kam lindur në Moldavi kam jetuar disa vjet me nën atje më pas në 2005, vendosëm që vinim përgjithnjë këtu në Shqipëri dhe ky vend më ka pëlqyer menjëherë. Ishte si dashuri me shikim të parë, unë ndjehem shumë mirë këtu kam përfunduar shkollën, kam shokë, shoqe dhe punoj këtu.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You cannot copy content of this page