Të gjithë njerëzit dhe xhindët (qëniet e krijuara nga flaka e zjarrit pa tym) që jetuan nga Profeti Adem a.s e deri në agimin e Ditës së Gjykimit, do të dalin nga varret e tyre pasi të pushojë shiu e ngjajshme me spermën dhe njerëzit nxitojnë të mblidhen para Allahut të Lartësuar, duke dhënë llogari për fjalët dhe veprat e tyre. Toka do të jetë një tokë e re dhe e shtrirë si qilim ku do të vendohen Peshoret e Mëdha, do të qendrojë dielli mbi kokat e njerëzve, Xhehennemi do të sillet si një Pllaje Gjigande nga engjëjt që pllet dhe ulërin dhe Fronin e Zotit do të afrojnë katër engjëjt gjigandë, duke bërë hije për besimtaret. Atëherë, globusarët do ta kuptojnë realitetin e tokës së sheshtë sesi ata ishin mashtruar në Dunja. Prandaj duhet të largohet dogma sferike e Kopernikut nga mendjet e myslimanëve dhe të kthehen në burimet autentike, ashtu siç e përshkruan Kurani i Shenjtë dhe Tradita Profetike (Sunet), duke mos i shtrembëruar dhe lakuar fjalët e Zotit dhe të Profetit të Tij, Muhamedit s.a.v.s!

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.