Sunny Hill Festival është një nga koncertet më të dëmshme që organizohen në Prishtinë.
Nuk ja kisha preferua pjesëmarrjen askujt. Është shqetësuese pjesëmarrja e adoleshentëve dhe rinisë në këtë festival i cili i ekspozon ata para rrezikut të madh prej drogave, alkoolit, ngacmimeve e degjenerimit.
Publiciteti institucional e mediatik i këtij festivali e bënë tepër joshës për rininë duke e vënë interesin e një grupi të caktuar muzikantësh para shëndetit të rinisë.
Në këtë logjikë vendimi i Kuvendit të Prishtinës për ndarjen 17 hektarëve tokë për 99 vjet për shefat e këtij festivali është skandaloz. Aspak i justifikueshëm dhe i dëmshëm.
Pushtete pa pikë ndjeshmërie për vlerat konservatore të këtij populli dhe për pasurinë e këtij vendi.
Nga: Abdullah Klinaku

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You cannot copy content of this page