PËRDORIMI I KUAJVE DHE DEVEVE
Njerzimi ka krijuar një teknologji moderne dhe të sostifikuar, duke i nxjerur kuajt dhe devet nga përdorimi që ishin pjesë e pandashme e historisë njerëzore. Teknologjia ka arritur një fazë që mund të eliminohet vetvetiu nga një gabim i vogël apo një çmendurie sadiste i shtypjes së butonit të kuq që mund të shkaktohet nga njeriu, pasi ajo është sostifikuar fortë në fushën ushtarake. Pas Melhamës, teknologjia do të zhduket e gjitha që ka shpikur njeriu, duke i përdorur edhe njëher kuajt dhe devet për transport. Gjithashtu, njerëzit do të mbrohet me shpata, sikur në kohën romake, duke i shkrirë metalet nga fabrikat e mbetura, uzinat, tanket dhe makinat.
Megjithëse flasin disa transmetime profetike (hadithe) në lidhje me kuajt, devet, shigjetat, shtizat dhe shpatat në kohën eskatologjike, duke mos hyrë fare nga aspekti filozofiko-racional dhe shkencor që pohojnë edhe më keq, duke u mbështetur në thënjen e Ajnshtainit kur njerëzit do të luftojnë dhe do të mbrohen me shkopinj. Gjithashtu ka pretendime të shumta fetare dhe shkencore se nuk do të ekzistojë më teknologjia nga shkatrrimi apokaliptik i armëve termonukleare kur nuk do të funksinojnë as anijet me turbina, as aeroplanet reaktiv, as tanket me karburant, as armë moderne, asgjë që është e lidhur me teknologji. Por, një dihet qartë se kalorësia e Mehdiut do të vijë me shpata dhe kuaj nga Horasani në ndihmë të tij, sipas traditës profetike (Sunetit). Allahu e di në së miri!
Mukbil Shaban

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You cannot copy content of this page