Ky është 7 vjeçari Makedon Dimitrievski nga Tetova. Ai inteligjencën IQ e ka 134, që e bën një fëmije gjeni. Ai flet disa gjuhë, si atë gjermane, arabe, kineze dhe angleze.
“Fillimisht mësova kinezisht, më pas i mësova edhe numrat. Më pas edhe anglisht se veçmë edhe dija. Më pas mësova gjuhen gjermane me një profesoreshë tjetër edhe më pas mësova kinezishten, por fillimisht mësova gjuhën arabe, anglisht edhe maqedonisht”, tha Makedon Dimitriveski.
“Tani për tani sa kemi kontaktuar me prindër që kanë fëmijë të ngjashëm, morëm përgjigje negative nga të gjitha anët pasi në shtetin tonë nuk ka sistem të veçantë që ti artikulon këta fëmijë apo tu jep një drejtim, por morëm përgjigje negative se nuk kemi paralele speciale që kanë IQ inteligjencë më të lartë se standardet”, theksoi Vladimir Dimitrievskit, babai i Makedonit.

Psikologu i shkollës i sugjeroi Makedonit të regjistrohej në një klasë më të lartë, por prindërit vendosën të studiojnë me bashkëmoshatarët e tyre, sepse zhvillimi i tij emocional është i rëndësishëm. Etja dhe pasioni për njohuri të reja për Makedonin po rriten, por për momentin ka vetëm një dëshirë, ai dëshiron të bëhet profesor i matematikës.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You cannot copy content of this page