Elsa e Elidoni u përballën me një sprovë të madhe me fëmijën e tyre të dytë, Erkidin. Vogëlushi lindi para kohe e për afro 1 muaj e gjysëm qëndroi në spital. Mrekullisht Erkidi mundi t’i shpëtojë kthetrave të vdekjes. Por lumturia e prindërve që e kishin pritur për 12 vite ardhjen e një fëmijë, nuk zgjati shumë. Erkidi rrezikonte të humbiste dritën e syve për shkak të shkolitjes së retinës.

Shqiptarët u bënë bashkë për vogëlushin 3 muajsh. Fondi i nevojshëm për dërgimin në Itali dhe operacionin, u arrit në kohë rekord. Pak ditë më parë Erkidi hyri në operim, pas një konsultimi mes ekspertëve më të mirë në Itali.Mbrëmjen e të shtunës, Sidrit Bejleri, i cili ka komunikuar me mjekët e spitalit Bambino Gesu, shpjegoi në detaje gjendjen e syve të Erkidit të vogël. Një lajm i mrekullueshëm, ndërhyrja ka shkuar me sukses të plotë dhe vogëlushi do të mund të shohë.

Sidrit Bejleri: Vlen emocioni dhe papërkulshmëria e vëmendjes së shqiptarëve, sa herë që ne paraqesim raste që këtu në Shqipëri, nuk zgjidhen. Për të qenë i ndershëm, operimi për hir të së vërtetës nuk mund të bëhet kudo, por në pak vende të botës. Në ‘Bambino Gesu’ vonuan’ të ja jepnin mesazh, pasi pritën opinionin e një mjeku shumë specialist në këtë fushë. Mos të harrojmë se Erkidi ende nuk i ka arritur dy kilogramë, e për këtë peshë nuk gjen as anestezistë.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.